“Petulla” me patellxhane
Per kete recete nevojiten: 10 patellxhane, kripe, 250 gr miell, gjysme liter birre, paprika djegeze, 2 thelpinj hudhra, vaj ulliri dhe vaj per te skuqur.
Fillimisht qerojme patellxhanet dhe i presim ne kubike te vegjel. Pastaj i perziejme me kripe dhe I leme ne nje kullester. Nderkohe, ne nje ene pergatisim brumin: perziejme barren me miellin, hudhrat, vajin e ullirit, papriken dhe kripe.
Pasi i shplajme mire patellxhanet e prere ne kubike, i hedhim ne brumin e sapo pergatitur. Pastaj masen e krijuar e marrim me luge dhe e skuqim ne nje tigan me vaj te nxehte.
“Petullat” i skuqim mire, me qellim qe te marrin ngjyre. Eshte nje recete e thjeshte dhe shume e shijshme. Ju befte mire!
No comments:
Post a Comment