Për të përgatitur
këtë recetë do të nevojiten petë të gatshme, por ju mund t’i përgatisni petët
vetë. Gjithashtu, duhen 2 lugë gjelle vaj ulliri, 200 gr proshutë e prerë në
copa të vogla, 1 lugë gjelle me qepë të njoma të grira sa më imët, 8 kokrra
vezë dhe 1/3 filxhan çaji djathë parmezana të grirë.
Fillimisht nxehim
furrën e sobës në 190 gradë celsius. Pastaj vendosim tepsinë me format e
posaçme që të nxehet. Brenda në forma hapim petët dhe i lëmë të piqen për rreth
15 minuta. Pasi të jenë pjekur, e nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lëmë të
ftohet.
Ndërkohë në një
tigan me vaj skuqim proshutën deri sa të marrë pak ngjyrë. E heqim nga tigani
dhe e hedhim në një tas ku më parë kemi rrahur 4 kokrra vezë. Aty shtojmë edhe
djathin e grirë, ndërsa me masën e krijuar mbushim format ku më parë kemi
pjekur petët. Ndërkohë, në çdo formë shtojmë edhe nga një kokërr vezë. Përsipër
hedhim qepët e njoma të grira.
Tepsinë me format e
posaçme i vendosim përsëri në furrë dhe i pjekim për rreth 20 minuta. Ju bëftë
mirë!
No comments:
Post a Comment