Thursday, July 17, 2014

Supë e ftohtë me kastraveca

Përbërësit: 3 kastraveca të vegjël ose 1 i madh, 200 gr kos, gjysmë qepë të njomë (pjesa e bardhë), 1 lugë e vogël uthull, 1/3 e filxhanit ujë, pak kopër, kripë, piper.

Përgatitja
Kjo supë është zgjedhja e duhur gjatë stinës së verës, si dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Vendosini të gjithë përbërësit në multi derisa të kthehen në një masë të lëngshme. Pastaj lereni supën në frigorifer për 4 orë, me qëllim që të lidhet.
Supa është gati për t’u shërbyer. Sipas dëshirës, kastravecët mund t’i qëroni apo t’i lani mirë dhe t’i grini pa i qëruar fare.

Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment