Përbërësit: 4
lugë gjelle akullore, 16 biskota savajar, 8 lugë të vogla liker Irish Cream, 12
luleshtrydhe, 4 lugë të vogla shurup luleshtrydhesh
Përgatitja
Për të përgatitur
këtë ëmbëlsirë verore, fillimisht i ndajmë biskotat më dysh. Pastaj hedhim
likerin në një tas të vogël dhe i zhysim biskotat në liker. Vendosim letër
kundër ngjitjes në katër tasë të vegjël dhe i vendosim biskotat aty në këmbë,
me anën e rrumbullakët nga lart. Pastaj i mbushim tasat me akullore dhe i
vendosim në ngrirje të frigoriferit për rreth 20 minuta.
Më pas i nxjerrim
nga frigoriferi dhe i kthejmë përmbys në pjatat ku duam t’i servirim. I zbukurojmë
me luleshtrydhe dhe shurup luleshtrydhesh.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment