Përbërësit: 1 kg shalqi bashkë me lëngun
dhe lëkurën e grirë në rende. Në lëkurë të ketë mbetur pak tul i kuq, mos e
qëroni krejt. 300 gr sheqer, 100 ml ujë, 1 vanilje, 2 lugë të mëdha shurup
shege, lëng nga gjysmë kokrre limoni.
Përgatitja
Fillimisht presim
shalqirin në feta të trasha ku të ketë mbetur pak tul i kuq. Pastaj i grijmë në
rende. Masën e përftuar e vendosim në një tenxhere, shtojmë ujë dhe e ziejmë në
zjarr të fortë për rreth 20 minuta. Herë pas here heqim me një lugë shkumën që
krijohet.
Më pas shtojmë
sheqerin, vaniljen, lëngun e limonit dhe shurupin e shegës. I lëmë të ziejnë në
zjarr mesatar për 10 minuta të tjera duke i trazuar herë pas here, deri sa
reçeli “të lidhet”.
Pasi ta hiqni nga
zjarri, lëreni të ftohet pak minuta dhe më pas vendoseni në kavanozë me kapakë
dhe ruajeni në frigorifer.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment