Përbërësit: 3
kastraveca të vegjël ose 1 i madh, 200 gr kos, gjysmë qepë të njomë (pjesa e
bardhë), 1 lugë e vogël uthull, 1/3 e filxhanit ujë, pak kopër, kripë, piper.
Përgatitja
Kjo supë është
zgjedhja e duhur gjatë stinës së verës, si dhe është shumë e thjeshtë për t’u
përgatitur. Vendosini të gjithë përbërësit në multi derisa të kthehen në një
masë të lëngshme. Pastaj lereni supën në frigorifer për 4 orë, me qëllim që të
lidhet.
Supa është gati
për t’u shërbyer. Sipas dëshirës, kastravecët mund t’i qëroni apo t’i lani mirë
dhe t’i grini pa i qëruar fare.
Ju bëftë mirë!